fbpx
Ad imageAd image

E pabesueshme! Mjekët gjejnë një mizë të gjallë brenda zorrëve të një 63-vjeçari!

Blloku min lexim

Mjekët kanë mbetur të hutuar pasi gjetën një mizë brenda zorrëve të një njeriu gjatë një kolonoskopie, plotësisht të paprekur dhe të gjallë. Pacienti, i cili ishte 63 vjeç, kishte shkuar për një kontroll rutinë të kancerit të zorrës së trashë në Missouri, SHBA, këtë vit.

I vendosën një kamerë brenda zorrëve për kolonoskopinë dhe procedura po shkonte normalisht derisa arritën në kolonin transversal, i cili është në majë të zorrës së trashë. Pikërisht aty mjekët panë një mizën dhe shprehen se është një ‘mister’ se si ajo përfundoi atje.

- Advertisement -

Mjekët, nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Misurit, botuan në American Journal of Gastroenterology: Ky rast përfaqëson një gjetje shumë të rrallë kolonoskopike. Është një mister se si miza e paprekur gjeti rrugën e saj drejt zorrës së trashë. Pacienti tha se nuk kishte simptoma dhe nuk e kishte idenë se si insekti hyri në trupin e tij.

Ai tha se kishte konsumuar vetëm lëngje një ditë para procedurës për të zbrazur traktin tretës, siç i kërkuan të bënte.

- Advertisement -

Mbrëmjen para agjërimit të tij 24-orësh, ai tha se hëngri një vakt me pica dhe marule, por nuk mban mend të ketë qenë një mizë në ushqimin e tij. Është njohur në raste të rralla që mizat dhe larvat e tyre të infektojnë zorrët e njeriut në një gjendje të quajtur miazë intestinale.

Rrallëherë, vezët mund t’i mbijetojnë acidit të stomakut dhe të çelin, pastaj të rriten brenda trupit. Ky fenomen më parë ka qenë i lidhur me bananet e kalbura.

- Advertisement -

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se disa pacientë nuk vuajnë nga simptoma, por të tjerët kanë dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock