Një histori pothuajse e pabesueshme u regjistrua në Indi, ku një mjek doli nga një operacion sepse ishte i zemëruar që nuk i shërbenin çaj. Sipas Sky News, kirurgu po operonte tetë anëtarë të së njëjtës familje në një spital në qytetin qendror të Indisë Nagpur.
Sipas të njëjtit burim, kur mjeku përfundoi operacionin e katërt dhe filloi procesin e dhënies së anestezisë për pacientët e pestë, ai dyshohet se i kërkoi personelit të spitalit t’i sillte një filxhan çaj.
Mirëpo, kur kjo nuk ndodhi, mjeku i la pjesën tjetër të grave në sallën e operacionit, siç raporton NDTV indian. Nga ana e tij, kryetari i këshillit të qarkut Nagpur theksoi se ndaj mjekut duhet të ngrihen akuza.
“Ky është një incident shumë i rëndë. Nëse mjekët braktisin operacione të tilla kritike për një gotë çaj, ata duhet të akuzohen sipas nenit 304 të Kodit Penal Indian”, tha ai. Përfundimisht u soll një mjek tjetër për të përfunduar operacionet në gratë e mbetura që ishin tashmë nën anestezi.