Babai i Angelina Jolie, Jon Voight, tha se ishte “i zhgënjyer” nga qëndrimi i vajzës së tij për konfliktin e vazhdueshëm në Gaza dhe Izrael. Në një postim në Instagram, Jolie kritikoi atë që po ndodh në Gaza si “bombardim i qëllimshëm i një popullsie të bllokuar” dhe vrasje, duke akuzuar liderët botërorë për bashkëpunëtorë në krime lufte duke bllokuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe duke bërë thirrje për një armëpushim.
Por babai i aktores është shprehu i zhgënjyer nga qëndrimi i vajzës së tij, ku theksoi aspektin fetar të luftës, duke e përshkruar atë si një luftë për “drejtësinë e fëmijëve të Zotit në Tokën e Shenjtë”.
Voight i ulur para një flamuri amerikan, ndau një video në përgjigje të komenteve të vajzës së tij në rrjete sociale, ku shkroi : E vërteta dhe gënjeshtra! Jam shumë i zhgënjyer që vajza ime, si shumë të tjera, nuk e kupton lavdinë e Zotit, të vërtetën e Zotit. Çështja këtu është shkatërrimi i historisë së tokës së Zotit, tokës së shenjtë, tokës së hebrenjve. Ushtria izraelite duhet të mbrojë tokën e Izraelit dhe popullin e saj, kjo është luftë. Pyete Zotin: A po mësoj të vërtetën? Apo po më gënjejnë dhe po bëj si gjithë të tjerët?”, sepse miqtë e mi, ata që e kuptojnë të vërtetën e shohin gënjeshtrën. Ata shohin që Izraeli është sulmuar dhe këto kafshë duan të zhdukin çifutët, krishterimin.
Truth and lies pic.twitter.com/HkvbVWpFcD
— Jon Voight (@jonvoight) November 4, 2023