Mbrëmjen e djeshme ‘Prime’ i Love Island Albania që u transmetua në televizionin Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës, ka dhënë edhe mesazhe shumë të forta.
Luana në hapje të ‘reality show-t’ ka prekur edhe çështjen e ‘nxehtë’ të luftës që po zhvillohet në Rripën e Gazës, ku si pasojë e bombardimeve kanë humbur jetën mijëra qytetarë të thjeshtë, përfshirë këtu gra dhe fëmijë të pafajshëm.
Luana u shpreh: ”Në fakt unë gjithmonë zgjedh që hapësirat televizive ti ndaj edhe për tema të rëndësishme, si kanë qenë gjatë gjithë kësaj jave lutjet e mia për familjet dhe fëmijët në Gaza. Zoti qoftë me ju.”