Deputeti Saimir Korreshi nuk njihej teksa realizoi sfidën e radhës të kërcimit në Dacing With The Stars. Ai u shfaq i transformuar si “mbretin e xhunglës”, në skenë, ndërsa në fytyrë iu ishte vizatuar luani.
“Unë mezi shita leprin, kalova tek luani. Kështu që të bëj shenjën e luanit, po e ngatërroj me maçok ndaj më mirë po e lë”, u shpreh Korreshi pas performancës.
Në total, ai u vlerësua nga juria me 20 pikë për performancën në sfidën e kërcimit. Megjithatë, deputeti, Saimir Korreshi e mbylli përfundimisht rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”.
Deputetin opozitar nuk e shpëtuan dot as votat e publikut dhe as hudhra në xhep “për syrin e keq”, pas pikëve të ulëta që i dha juria për performancën e tij në natën e filmit në “Dancing With The Stars”.
“Pardje më përzunë nga Parlamenti sonte nga “Dancing With The Stars”, tha ai duke e pritur me batuta dhe sportivitet skualifikimin.