Kompania e prodhimit të filmave vizatimorë, Disney ka paralajmëruar se greva e aktorëve mund të ndalojë prodhimin e animacionit, deri në fund të këtij viti. Jennifer Lee, drejtoresha kreative e Ëalt Disney Animation Studios, ka qenë në gjendje t’i vijojë prodhimet deri tani, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Por sindikata e aktorëve, anëtarë të së cilës është edhe bashkëshorti i saj, aktori Alfred Molina, është në grevë prej afro tre muajsh. Lee ka deklaruar se ka kohë ndoshta deri në fund të vitit, përpara se filmat e saj të preken nga kriza që po krijon lëvizja e artistëve.
Megjithatë ajo është shprehur se beson se do të ketë një marrëveshje të drejtë që do të zgjidhë grevën sepse sipas saj aktorët dhe prodhuesit janë të gjithë bashkë.
Disney po feston njëqindvjetorin e krijimit. Në tetor 1923, Walt dhe vëllai i tij Roy themeluan zyrtarisht Studion e Karikaturave Disney Brothers.
Pesë vjet më vonë ata prezantuan Mickey dhe Minnie Mouse në botë, në kryeveprën e hershme bardh e zi, Steamboat Willie. Që atëherë, kompania është bërë vatër e suksseshme e animacioneve me prodhimet më të dashura për fëmijë si Borëbardha, Hirushja dhe së fundmi Historia e Anës dhe Elsës.