Princeshë Diana, përveçse një nënë e përkushtuar dhe një grua e sjellshme, e dashur dhe e ditur, ishte edhe një ikonë mode. Ajo binte në sy me veshjet e saj që nuk ishin ashtu sikur jemi mësuar të shohim personat e familjes mbretërore. Ajo vishej thjeshtë dhe sportive, por në të njëjtën kohë mjaftë fine dhe e rregullt.
Këto veshje i gjejmë nga pamjet e saj shumë të fotografuara atletike, me pantallona të shkurtra çiklistësh dhe bluza në masa të mëdha, deri te veshja e saj e rastësishme me xhinse, xhaketa dhe çizme deri në gju,. Veshjet më të famshme të Dianës duket se janë të preferuarat e influencueseve tani.
Madje stili i veshjes së saj sot është kthyer në trend dhe ndiqet nga të gjitha moshat. Ne po iu sjellim disa nga kombinimet perfektë të saj.
Po ia nisim nga ato stile veshjesh e më sportive të tipit “casual”, që ndiqen shumë nga të rinjtë kudo në botë.
Xhaketë me xhinse, kapele sportive dhe çizme deri në gju
Triko me figura
Triko oversize me streçe çiklistësh
Triko me mbishkrim dhe këmishë
Por, nga ana tjetër po aq tërheqëse dhe të komentuara kanë qenë veshjet e saj më serioze dhe klasike. Të cilat gjithashtu vazhdojnë të ndiqen nga moda e ditëve të sotme.
Getat me të njëjtën ngjyrë si veshja
Getat me detaje
Bizhuteri me kuptim të veçantë
Ndjeshmëria e Dianës shpesh depërtohej në dashurinë e saj për modën, veçanërisht në bizhuteritë e saj. Ajo mbante shpesh në dorë një byrzylyk me shkronjat , “H” dhe “W” për Harry dhe William, si dhe një “X” për të festuar dhjetë vjetorin e saj me Princin Çarls.
Unazë tek gishti i vogël i dorë
Varëse pas shpinës
Doreza me ngjyra të ndryshme