Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”. Aktorja e njohur foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.
Gjatë kësaj interviste, Egla ka komentuar fitoren e saj, ku më në fund arriti që çmimin e madh t’a rrëmbejë një grua.
“Nuk e besoja që me mentalitetin që kemi si shoqëri, një femër që në kontekstin ku e vura veten mund ta fitonte. Një femër jashtë kuadratit të të menduarit të masës. U mata me çfarë më doli para dhe e vura veten në lartësinë e tyre. Hyra në të gjitha pellgjet që pashë dhe u zhgërreva”, tha fituesja e BBV3.
“Nuk besoja se mund ta fitoja. U futa sepse ishte viti i tretë që kontaktohesha. Isha më e qetë nga problemet familjare dhe profesionale. Këtej nga fundi e kuptova që isha e fortë. Por ishte dhe Romeo dhe Juli që ishin shumë të fortë. Për mua ishte një investim. Në kohën kur unë isha në emigrim, kolegët e mi kanë punuar fort dhe ia kanë dalë të jenë nëpër skena dhe televizione”.

 
			 
                                 
                             