Elon Musk konfirmon se Starlink tani mund të përdoret edhe në Shqipëri për 6500 lekë në muaj

BllokuTV
Nga
min lexim

Sapo është konfirmuar nga vetë CEO i SpaceX: interneti satelitor i Starlink sapo ka mbërritur dhe në Shqipëri. Starlink është grupi i parë dhe më i madh satelitor në botë të cilët shtrihen në orbitën e ulët të Tokës për të ofruar internet të aftë për të mbështetur transmetimin e videove, luajtjen e lojërave online, video telefonatat dhe shumë shërbime të tjera.

Sigurisht ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, mirëpo pyetja më e shpeshtë që bëhet lidhen me koston e këtij shërbimi.

Për të pasur akses në internetin satelitor të Starlink do të duhet të paguani 6,500 lekë në muaj, megjithatë është e nevojshme dhe blerja e antenës për të mundësuar këtë lidhje, që kushton 42,500 lekë.

Pra është e nevojshme të bëni një investim të konsiderueshëm për të aksesuar shërbimin satelitor të Starlink. A mendoni se ja vlen një investim i tillë, apo jeni të kënaqur me shërbimin momental nga kompanitë vendase të telekomunikacionit?

Shpërnda artikullin