fbpx
Ad imageAd image

Çfarë dimë për 8 Marsin, Dita Ndërkombëtare e Gruas!

Blloku min lexim

Festë apo protestë? Dita e nënave apo Dita e Grave? Këto janë pyetjet që bëhen çdo vit për 8 Mars.

Por pse duhet të ketë një ndarje me thikë. Jemi të vetëdijshëm që në Shqipëri e në shumë vende të tjera gratë ende nuk gëzojnë të drejta të plota, dhunohen, vendimet për to i marrin të tjerët, paragjykohen dhe gjykohen për moral, në shumë vende akoma diskutohet virgjëria, diku tjetër akoma vajzat martohen me dikë që nuk e duan, akoma punët e shtëpisë duhet t’i bëjë vetëm gruaja. Madje ka akoma raste kur gruaja nuk vendos dot as për fëmijët e saj. Në shumë vende kultura dhe mentaliteti bëjnë që gratë e vajzat të jenë të pa vlerësuara.

- Advertisement -

Sigurisht që për këto raste duhet ngritur zëri, duhet protestuar e më zë të lartë madje. Duhen vënë para përgjegjësisë të gjithë shkaktarët, duhet kërkuar llogari në institucione. Sigurisht që duhet më shumë ndërgjegjësim, duhet me shumë punë.

Por pse jo nga ana tjetër vajzat dhe gratë të mos festojnë sot. Të festojnë që një pjesë e mirë kanë ndryshuar, të festojnë për mundin për kontributin që i japin shoqërisë, të festojnë sepse janë gra e vajza, një mrekulli!

- Advertisement -

Ndërsa për faktin është festa e nënës po e grave. Ne me plotë bindje themi që 8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Për më shumë qartësi ju tegojmë pak historik kur e ka zanafillën kjo ditë.

Pak histori!

- Advertisement -

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet për çdo vit me 8 mars. Në vende të ndryshme të botës, fokusi i celebrimit të kësaj dite i jepet respektit, vlerësimit dhe dashurisë ndaj grave, e po ashtu në disa vende festa e ka fokusin në pozitën ekonomike, politike dhe sociale të grave.

Si ngjarje ka nisur nga lëvizjet socialiste të fillimit të shekullit XX. Në Gusht të vitit 1910, në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave, të mbajtur në Kopenhagë në Danimarkë ishte propozuar që të ketë një ditë ndërkombëtare të gruas.

Ideja e konferencës ndërkombëtare të grave, që vazhdoi edhe më pas, ishte që gratë në mbarë botën të kishin strategjitë e tyre në të drejta të barabarta me burrat dhe paga të barabarta, përfshirë edhe të drejtën e votës e po ashtu edhe e drejta për të mbajtur postet publike.
Clara Zetkin udhëheqësja e forumit të gruas në Partinë Socialiste të Gjermanisë, ishte ajo që e propozoi “Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, apo “8-të marsin”.

Me kalimin e kohës, Dita Ndërkombëtare e Gruas që në parim kishte mbrojtjen e pozitës politike dhe ekonomike të gruas, është shndërruar në festën e nënës në shumë vende, në një festë që më pas është komercializuar.

Arsyeja se pse data 8 Mars ka mbetur si dita e gruas, është krejtësisht e rastësishme (në vitin 1914 dita ndërkombëtare e gruas ishte festuar me 8 mars vetëm për shkak se i kishte rënë e diel) derisa në vitin 1975, Kombet e Bashkuara i dhanë epitetin si “Dita Ndërkombëtare e Gruas”

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO