fbpx
Ad imageAd image

Flini çdo natë me televizorin ndezur? Zbuloni çfarë thonë ekspertët për këtë zakon

Blloku min lexim

Pavarësisht nëse janë lajmet e fundit apo një episod i një seriali të dashur për ju, ka shumë njerëz që e kanë kthyer në zakon të fjeturit me televizorin ndezur.

Le ta themi pak më hapur: nuk flenë gjumë pa televizor. Ne e dimë që prej kohësh ekspertët thonë që nuk duhet të ketë asnjë kontakt me celularin, tabletin apo televizorin disa orë para gjumit sepse kjo prish ritmin cikadian gjumë-zgjim.

- Advertisement -

Por, pse disa njerëz flenë gjumë me televizorin ndezur?

Televizori është me zë të lartë dhe zakonisht, njerëzit kanë nevojë për qetësi për të fjetur. Pse atëherë disa njerëz qetësohen nga diçka e tillë? Aric Prather, një psikolog që trajton pagjumësinë, thotë për Yahoo Life se nuk është saktësisht e qartë pse disa njerëz bien në gjumë me televizorin ndezur, ndërsa të tjerë jo. Megjithatë, ai thotë se truri ynë mund të kufizojë përpunimin ndijor që na lejon të flemë edhe nëse ka zhurmë në sfond.

- Advertisement -

Arsyeja pse disa njerëz e bëjnë këtë është edhe fakti se zhurma në sfond i lejon ata që të qetësohen dhe të shpërqendrojnë mendjen e tyre.

A është e gabuar ta kthesh këtë gjë në një zakon?

- Advertisement -

Shikimi i televizorit mund të vonojë shkuarjen në shtrat. Sidomos për personat që kanë problem me pagjumësinë, lidhja e gjumit me shtratin duke mos kaluar më parë nga televizori bën që kjo të ndikojë në një cilësi më të mirë gjumi. Ndërsa trupat tanë kanë një sistem për të filtruar tingujt ndërsa flemë, ata nuk mund të heqin të gjithë zhurmën. Ndryshimet ekstreme të volumit ose të dritës, të tilla si një shpërthim në një shfaqje televizive, mund të na trembin zgjuar, duke na prishur gjumin.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock