David Beckham ka bërë të ditur së fundmi se gruaja e tij Victoria ka thyer këmbën pasi u rrëzua gjatë një stërvitjeje. Ish-ylli i futbollit postoi një foto të këmbës së Victoria-s në Instagram, e cila e kishte vendosur në allçi. “Me sa duket incidenti i vogël i gruas sime në palestër ishte një thyerje e pastër”,-shkroi Beckham në Insta Story.
Victoria ditë më parë tha se e kishe filluar ditën keq pasi u rrëzua në palestrën e shtëpisë. Stilistja më pas kishte ndarë një imazh të këmbës të cilën e pati vendosur në akull.

