Mediat në Bosnje Hercegovinë shkruajnë për origjinën e Dua Lipës: Ajo ka rrënjë edhe këtu

Blloku
Nga
min lexim

Prej disa vitesh, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka thyer rekorde dëgjueshmërie.

Së fundmi mediat boshnjake, përfshirë Nezavisne novine dhe Klix kanë theksuar një element interesant të identitetit të saj: prejardhjen boshnjake.

Dua Lipa, e lindur dhe e rritur në Londër më 1995, ka rrënjët e saj të thella të lidhura me Ballkanin.

Prindërit e saj janë nga Kosova, ku të dy lindën në Prishtinë. Por çka ka tërhequr vëmendjen e veçantë në Bosnje dhe Hercegovinë është fakti që gjyshja e saj nga ana e nënës ka origjinë boshnjake.

Shpërnda artikullin