Shqipe Hysenaj ka qenë një nga banoret më të komentuara së fundmi në ‘Big Brother Vip Kosova’, Shpesh e kemi parë të përfshihet edhe në debate dhe përplasje të forta, të cilat Blerandos nuk i kanë pëlqyer.
Por me të përfunduar ‘Prime’, duket sikur Shqipja është detyruar të japë një shpjegim për gjithë situatën e krijuar me të. Në një bisedë me Adrin ajo ka thënë se nuk është vajzë që mund të përfundojë me këdo.
“Unë nuk jam shumicë, unë jam një person që gjendet një herë në jetë dhe një person që është i rrallë, dhe i’a di vetes time, prandaj unë nuk mundem të përfundojë me këdo”, është shprehur Shqipja. Duke lënë të kuptohet që ajo nuk mendon t’ japë ndonjë shans Blerandos.