Rrjeti ka shpërthyer në komente pasi Albano Bodo shau nga motra Alban Ramosajn. Albano Bogdo ka kaluar në “Vizion Plus” me një emision tij të quajtur “Albano Shoë”. Në hapje të puntatës së parë ai sqaron se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë. Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e ofendoi Albanin duke i përmendur motrën, Beatriksën.
Video nga ky moment po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale dhe për të kanë reaguar edhe personazhe të njohur të ekranit si Fatma Haxhialiu.
Me të njëjtën gjuhë kritike ka reaguar edhe Aulona Musta, ajo shprehet se është e pafalshme që artistët të japin mesazhe të tilla ofenduese siç bëri Albano.
Einxhel Shkira është një tjetër nga personazhet VIP që dënon veprimin e Albanos, ajo thotë se televizionet nuk duhet t’i japin hapësirë personazheve të tillë.
Ndërsa Neda Balluku theksoi se ky është një skenar i përsëritur dhe kjo çështje nuk duhet të kalojë lehtë.
Ndërsa sipas Ina Kollcakut Albano ka treguar shoqërinë mizogjene dhe dhunuese në të cilën jetojmë ne .
Sigurisht ka pasur edhe djem nga personazhet e njohur që kanë reaguar. Këtu përmendim gazetarin Ronaldo Sharka, i cili i ka bërë thirrje AMA-s të reagojë.