Kanye West ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. I përfshirë në disa skandale ai është bërë një personazh i pa dëshiruar për ndjekësit.
Së fundmi reperi ka festuar ditëlindjen e tij të 46-të dhe sigurisht që në mënyrën më të çmendur. Të ftuarve në ditëlindjen e tij u është shërbyer sushi në një mënyrë aspak të zakontë. Në vend që ta shërbente në pjata normale, copat e sushit u shërbyen në trupat e grave të zhveshura.
Siç dëshmohet nga videot e festës që janë shfaqur në internet, gra të ndryshme mund të shihen të shtrira në tavolina me qindra copa të vogla sushi të rreshtuara që mbulojnë të gjitha zonat intime të tyre.
Pavarësisht imazheve që tronditën shumë në internet, rezulton se kjo është në të vërtetë një praktikë e zakonshme në Japoni e njohur si ‘nyotaimori’ ose ‘sushi i trupit’. Tradita japoneze tani është bërë një temë popullore festash në Perëndim – veçanërisht në festat e ditëlindjeve të të famshëmve.
Komentet e ndjekësve ishin të tipit: ‘Absolutisht demonike’; “A është kjo e njëjta festë në të cilën mori pjesë vajza e tij 9-vjeçare”, ishte komenti i një tjetër ndjekësi të zemëruar.
Kanye West acaba de servir sushi encima de una mujer desnuda, siguiendo la peculiar tradición japonesa, en su fiesta de cumpleaños pic.twitter.com/HZ8sWo2iVc
— Jefe Hispano (@JefeHispano) June 12, 2023