fbpx
Ad imageAd image

Matura Shtetërore – Sot provimi i lëndës së matematikës

Blloku min lexim

Maturantët do ti nënshtrohen sot testit të tretë të Maturës Shtetërore, atij të Matematikës. Rreth 30 mijë maturantë do të ulen në bankat e shkollës për të testuar njohuritë e marra në këtë lëndë përgjatë 3 viteve.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.Kujtojmë se provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshkruan testit të parë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

- Advertisement -

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata ritestojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.

Gjithashtu kujtojmë se, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministrja Kushi publikoi shifrat, ndërsa theksoi se niveli i kalueshmërisë ishte 96% dhe rreth 24% e maturantëve morën notën 10 absolut. Gjithashtu ajo u shpreh se 4% prej tyre kanë ngelur në këtë provim.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock