fbpx
Ad imageAd image

Sharon Stone: Nëse Trump zgjidhet president, do largohem nga Amerika

Blloku min lexim

 Mundësia që Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale në Amerikë nuk “kapërdihet” lehtë nga aktorja Sharon Stone. Sipas Daily Mail, aktorja tha se nëse Trump zgjidhet, ajo do të largohet nga Shtetet e Bashkuara dhe do të jetojë në Itali.

Së pari, ajo foli për programin e Trump, duke e cilësuar si një “axhendë urrejtjeje dhe shtypje”, duke u fokusuar më pas tek mundësitë e saj nëse 78-vjeçari fiton zgjedhjet.

- Advertisement -

Patjetër që do largohem. Po mendoj që të marr një shtëpi në Itali,”-tha ajo, por sipas “Dailymail” një mik i aktores shtoi se ajo ka më shumë gjasa që të transferohej në Francë.

Përveç saj, ka edhe shumë yje të tjerë të Hollivudit që kanë folur kundër Trump, ndër to përmendim: Jamie Lee Curtis, Katy Perry dhe Robert De Niro. Madje ky i fundit është shprehur: Nuk ka asgjë më të rëndësishme për vendin tonë sesa të fitojmë kundër Donald Trump!

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO