fbpx
Ad imageAd image

Këshilli Drejtues i RTSH kundër Elhaida Danit: S’mund të jetë drejtoreshë e Festivalit të Këngës!

Blloku min lexim

 Këshilli Drejtues i RadioTelevizionitShqiptar është kundër këngëtares Elhaida Dani, e cila është caktuar si drejtoreshë artistike e Festivalit të 63-të në RTSH. Emërimi i saj në detyrë u bë publik më 11 qershor të vitit 2024, nga drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Alfred Peza. Por mbrëmjen e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH, Ëngjëll Ndocaj tha në Kuvend se kanë kundërshtuar drejtoreshën e përzgjedhur.

“Të them dy gjëra për festivalin. Vjet festivali është bërë si është bërë. Drejtori fort është kritikuar për atë festival, pasi drejtoria e përgjithshme e ka sjellë në fund programin e Festivalit. Unë nuk kam qenë farë këtu, kam qenë në Amerikë. Sivjet kemi kërkuar, platformën e festivalit, njerëzit që do u besojmë festivalin. Kemi kundërshtuar edhe njeriun që e paskan sjellë si drejtoreshë të festivalit, do na sjellësh buxhetin e përafërt dhe datën kur ju keni vendosur. Festivali mos të na vijë në momentin e fundit dhe të na thuhet, na firmoseni! Festivali do të bëhet model, unë e kam bërë disa herë vetë dhe e di sesi bëhet,”-tha ai në fjalën e tij në Kuvend. 

- Advertisement -

Por nuk kishte një përgjigje konkrete lidhur me pasojat dhe dëmin financiar të shkaktuar nga shkarkimi i punonjësve të RTSH-së, që sipas deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa janë 46 të tillë. Kjo pasi sipas tij, për secilin nga të shkarkuarit nuk ka ende një vendim të formës së prerë nga Gjykatat. 

“Ju keni një të drejte se keni marrë vesh ca ka ndodhur në Gjykatën e Shkallës së Parë janë tre ose katër. Deri në momentin që flasim s’kemi asnjë dëm, se s’kemi një vendim të formës së prerë nga Apeli, që finalizon që ky njeriu që është pushuar nga puna është pushuar pa të drejtë. Deri tani nuk kam çfarë përgjigje t’u jap. Kam përshtypjen që Këshilli Drejtues ka njoftuar për këtë gjë. Nuk kemi akoma një përfundim të proceseve gjyqësore. Nuk jap përgjigje ndaj dëmit,”– tha Ndocaj.

- Advertisement -

Teksa fliste për strukturën, Ndocaj pa të arsyshme ndryshimin e Statutit, si një domosdoshmëri për të sjellë edhe ndryshime në strukturë.

“Do vëmë ca pika mbi të dyja palët, duke nisur që nga ajo që është më e rëndësishme, mua më dhemb struktura programore dhe fillimi i sezonit të ri. I kemi thënë drejtorit dje detyra të na paraqesë të gjitha programet e reja që do vijnë. Ky drejtor i përgjithshëm, kishte në platformë të përbashkët me idenë tonë, kthimin në identitet, të kthehet me drejtor dhe më të gjitha strukturat organizative. Dhe të prishet ky lloj statuti që s’jemi dakord asnjë prej ne si këshill drejtues dhe duam sa më shpejt ta prishim. Me prishjen e kësaj strukture organike do bëhen të gjitha ndryshimet, se s’do kemi më drejtore të njësisë së lajme, por drejtoreshë të departamentit të lajmeve, duam ti ndërrojmë të gjitha, por si ndërrojmë dot prej kësaj,”- tha Ndocaj. Megjithatë përgjigjia e tij u shoqëua me debate në sallë, pas ndërhyrjeve të deputetëve Ina Zhupa dhe Gazment Bardhi. 

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock