Vitet e fundit, ndërsa kriteret diagnostikuese për gjendje dhe çrregullime të ndryshme bëhen gjithnjë e më të prekshme nga të gjithë, po shohim shumë të rritur që shpjegojnë gjendjen e tyre të shëndetit mendor. Mes tyre tashmë është edhe këngëtarja britanike, Jessie J, e cila në moshën 36-vjeçare zbuloi se ishte diagnostikuar me OCD dhe ADHD. Lajmin e bëri me dije ajo vetë në një postim të bërë në rrjetet sociale.
“Është e çuditshme të dish se je disi ndryshe dhe se i ndjen gjërat ndryshe gjatë gjithë jetës dhe papritur një ditë, aty ku nuk e pret, dikush të shpjegon pse. ADHD ka një spektër të gjerë dhe është një mister përpjekja për të kuptuar versionin tuaj. Të jem e sinqertë, tani ndihem sikur është një superfuqi, për sa kohë që e shikoni në dritën e duhur, keni mbështetjen e duhur dhe njerëzit e duhur përreth jush. E di që ka shumë njerëz që po kalojnë të njëjtën gjë. Por dua të them që kjo që kalova më bën ta dua veten edhe më shumë,”-shkruan ajo ndër të tjera në postimin e saj.
OCD është çrregullim psikologjik nga i cili një person mund të ketë mendime të rikthyeshme, të cilat quhen obsesione. Personat që kanë OCD karakterizohen nga përsëritja e mendimeve dhe ndjenja e nevojën që t’i mbarojnë disa akte rutinore (kompulsione) deri në atë masë sa mosmbarimi i tyre u shkakton ankth e stres.
ADHD është çrregullim neuro-zhvillimor, i cili është shumë i shpeshtë te fëmijët. Zakonisht, një person me ADHD diagnostikohet në fëmijëri dhe shpesh i zgjat deri në moshën madhore. Fëmijët me ADHD kanë problem të fokusohen, kanë problem të kontrollojnë sjelljet impulsive (mund të veprojnë pa menduar pasojat) ose janë tepër aktiv.