Reshjet e dendura të shitur kanë sjellë probleme në Tarazh të Rrëshenit, si pasojë e daljes nga shtrati të përroit Zmej. Raportohet se ka pasur edhe rënie inertesh në rrugë, të cilat janë bllokuar.
Pas rënies së intensitetit të reshjeve, niveli i përroit Zmej është ulur duke u tërhequr prezenca e ujit në oborret e banesave dhe bizneseve. Po punohet për largimin e ujit në bodrumin e një biznesi me mjetet zjarrfikëse, ndërsa rrezik për banesa nuk raportohen.
Strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë janë në terren për evidentimin e dëmeve në rrugë e biznese.