fbpx

Jeni të përgjumur nga shiu? Ja disa këshilla si të vini në formë

Blloku min lexim

Reshjet e shiut gjithmonë na bëjnë të ndihemi të përgjumur dhe tepër emocionalë, por shkencëtarët na japin disa sugjerime që na ndihmojnë të dalim nga kjo gjendje.

Nëse vendosim të rrimë gjithë ditën para televizorit sepse bie shi dhe të mos bëjmë asgjë, do të jemi edhe më të përgjumur dhe të dëshpëruar.

Nëse detyrimet tona të përditshme na lejojnë ta kalojmë ditën kështu, duhet ta pranojmë dhe ta shijojmë.

Nëse ende nuk mund ta përballoni këtë luks, mund të lexoni më poshtë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të kapërceni këtë ndikim të ditëve me shi. Edhe pse nuk tingëllon si zgjedhja numër një, veçanërisht në një ditë të zymtë dhe të ftohtë, një stërvitje e shkurtër është mënyra më e mirë për të mposhtur përgjumjen nga shiu.

Nëse ndiheni të përgjumur në punë, largohuni nga tavolina juaj, bëni një shëtitje dhe bisedoni me kolegët tuaj.

Mënyra më e mirë është të ecësh me një koleg për disa minuta, me një bisedë dhe një kafe. Në këtë mënyrë do ta çrrënjosni shpejt dhe lehtë ndjenjën e rëndë që ju ka pushtuar.

Kaloni kohë jashtë. Pavarësisht se koha është e vrenjtur dhe e zymtë, drita sërish do të ketë një efekt pozitiv tek ju. Dilni në tarracë dhe mbushuni disa minuta me ajër të pastër. Një dhomë e mbyllur dhe e errët është armiku më i keq.