Perberesit:
400 gr makarona spagheti
1 liter qumesht
3 veze
200 gr djathe i bardhe
50 gr djathe kackavalle te grire
100 grame gjalpe
piper i zi
kripe
arre moskat nje luge e vogel
Pergatitja:
Ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë për gjysmën e kohës që tregohet në ambalazhin e tyre, pasi gjysmën tjetër të kohës do të gatuhen në furrë. Në një enë rrahim mirë vezët, shtojmë pak qumësht dhe vazhdojmë sërisht rrahjen edhe për pak çaste. Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, pjesën tjetër të qumështit, pak kripë, pak piper, pak arrë moskatë dhe në këtë mënyre kemi formuar “salcën” në të cilën do të gatuhen makaronat. Vendosim makaronat në një tavë të lyer me pak gjalp, shtojmë salcën e pregatitur dhe e rregullojmë me pirun sipërfaqen në mënyrë që të jetë e njëtrajtshme. E spërkasim sipër me pak djath kaçkavall të grirë dhe disa copëza gjalpi dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 25-30 minuta apo derisa të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë në sipërfaqe. Pasi të jetë pjekur, e lëmë të ftohet për disa minuta në mënyrë që e gjithë përbërja të mpikset dhe e presim në copa sipas dëshirës.
Ju bëftë mire!