Çdo ditë e më tepër po afrohemi drejt finales së madhe të 6-majit, dhe debatet e provokimet sa vijnë e bëhen edhe më të ashpra.
Kësaj here ishte Qetsori ai që ka provokuar banorët në lidhje me finalistin e katërt që do ti bashkohet Luizit, Efit dhe Deas.
Kjo dëshirë e Qetsorit për të riprekur finalen, ka shtyrë këtë të fundit të bëjë një “biznes” brenda në shtëpisë, duke ofruar blerjen e vendit të katërt me një vlerë prej 50 mijë euro.
Teksa po bisedonte me banorët, Qetsori tha se i ka ikur mendja dhe se po mendon të shesë ose të blejë vendin në finale.
Në një kohë kur kanë mbetur edhe tre banorë, ai, Nita dhe Kristi përballë njëri-tjetrit për vendin e fundit, Qetsori u shpreh se ai do dëshironte ta blinte vendin.
Duke folur me tone të qeta Nita i tha Qetsorit se shuma që ai po ofron tregon se ka shumë para.
Ai madje i tha Kristit se e shet vendin e tij me 10 mijë euro, nëse ai e dëshiron finalen.