fbpx
Ad imageAd image

Nuk kanë më lekë shqiptarët për veshje të shtrenjta! Rritet tregu i “Gabit”

Blloku min lexim

Çmime e larta për ushqime dhe shërbime, ka bërë që qytetarët shqiptarë të kursejnë tek veshjet.  Sikur raporton INSTAT, importet e veshjeve dhe tekstileve në sasi ranë në të gjitha kategoritë gjatë 8-mujorit 2023 duke reflektuar kërkesën më të ulët të konsumatorëve për këto produkte.

- Advertisement -

Epo nuk ka para për veshje Gucci, Zara dhe Prada, tani qytetarët shkojnë tek tregu i të përdorurave.

Në janar-gusht, importet e këpucëve në sasi pësuan rënie vjetore me 19%. Tkurrje të ngjashme pësoi edhe importi i pëlhurave dhe tapicerive të ndryshme.

- Advertisement -

Veshjet dhe rroba plotësuese shënuan rënie me 10%. Në te kundërt rrobat e përdorura pësuan rritje me rreth 3.4%”, raporton INSTAT.

Në të kundërt, veshjet e përdorura janë grupi i vetëm që shënoi rritje. Rrobat e përdorura po regjistrojë rritje vit pas viti, tendencë që ka vijuar edhe në vitin 2023. Kjo tregon se gjithnjë e më shumë disa kategori konsumatorësh po zhvendosen në këtë segment që po përhapet me shpejtësi.

- Advertisement -

Të dhënat nga tregu pohojnë se, tregtia me pakicë e veshjeve ka pësuar rënie kryesisht nga ulja e popullatës banuesve në vend sidomos te rinjve. Moshat e reja janë konsumatorë të mëdhenj të veshjeve dhe këpucëve.  Tregtarët e pakicës pohojnë vitin e fundit se kërkesa ka rënë ndjeshëm dhe konkretisht që kur nisi rritja e çmimeve të ushqimeve.

Ashtu si edhe për mallrat e tjera, çmimet e veshjeve kanë qenë më të larta pasi vala e kostove ka përfshirë edhe këtë sektor. Ndryshimet klimatike po luajnë rol. Dimri i ngrohtë ka ndikuar në rënien e shitjeve të këpucëve në të gjithë globin vitin e kaluar, duke rritur stoqet në magazina gjatë këtij viti.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock