Prej disa javësh flitet nga ndjekësit se Kiara Titor është shtatzëne. Por vetë Moderatorja nuk e ka pranuar një gjë të tillë. E kemi vënë re që në kohët e fundit Kiara vishet me fustane që janë të gjerë e të lirshëm, ku vështirë ta kuptosh nëse është vërtet shtatzëne apo jo.
Por kjo video e fundit vërteton qartë dyshimet e fansave. Vetë Kiara ka publikuar videon në instastory, ku është duke kërcyer me Luizin. Dhe aty ajo ka veshur një bluzë të gjerë, por gjatë lëvizjeve i dallon forma e rrumbullakosur e barkut.