Një palë xhinse të firmës një njohur, Levi’s, të viteve 1880 janë shitur për më shumë se 87 mijë dollarë. Ankandi është zhvilluar në një provincë të New Mexicos.
Xhinset u gjetën në një minierë të braktisur dhe besohet se janë veshur nga një prej ish-minatorëve të saj.
Pronarët e rinj të tyre janë Zip Stevenson, një veteran i tregut të xhinseve të cilësisë së mirë dhe 23-vjeçari Kyle Hautner, që pagoi 10% të vlerës, kundrejt 90% të ortakut të tij në këtë blerje.