Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani prej kohësh është komentuar për një lidhje dashurie me një biznesmen. Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën.
Më herët, gjatë emisionit të saj me fëmijë në “E Diell”, moderatorja foli mbi partnerin e saj, ku u shpreh: “Është një djalë simpatik, po vetëm simpatik, kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar, pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar, boll tani”, tha Beniada. Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën.
Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali. E pak kohë nga deklaratat e modeles, ajo publikoi disa foto me të.
Emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun. Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku ishte vendosur disa vite më parë.
Megjithëse dyshja asnjëherë nuk i konfirmuan lajmet për lidhjen e tyre, tashmë nga rrethi shoqërorë së tyre është bërë e ditur se Beniada tashmë është beqare.
Gjë që ajo e konfirmon edhe vetë. Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera ka folur më shumë rreth jetës së saj personale dhe teksa dukej e prekur tha se tashmë është single.
“Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndësi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur”, tha Beniada.