fbpx
Ad imageAd image

Tymosje për argëtim?! Disa nga simptomat dhe pasojat e përdoruesve të ‘Vape’

Blloku min lexim
Konsumi i duhanit nga të rinjtë është një shqetësim që po vjen gjithmonë e në rritje, sidomos prej faktit që përdoret gjerësisht edhe nga ta miturit.

Konsumi i duhanit nga të rinjtë është një shqetësim që po vjen gjithmonë e në rritje, sidomos prej faktit që përdoret gjerësisht edhe nga ta miturit. Shumë prej tyre e fillojnë konsumin si një mënyrë përshtatje në grupet e bashkëmoshatarëve,  ndërsa se fundmi për fat te keq është kthyer në trend.

Ndërsa kanë dalë në treg edhe mënyra të reja të të konsumuarit duhan, si për shembull “Shisha” apo edhe Vape.

- Advertisement -

Këto cigare u prezantuan në Evropë qysh në vitin 2005 pasi u reklamuan si një alternativë më e shëndetshme për duhanin.

Por ajo që po shqetëson më shumë së fundmi është ekspozimi i të rinjve ndaj produkteve Vape të pakontrolluara, të cilat ofrohen me çmime të lira dhe joshin të rinjtë përmes shijeve të shtuara.

- Advertisement -

Në përdorimin e përditshëm duket si diçka pa dëme, e lehtë dhe që nuk ka efekt. Por, në të vërtetë mjekësia dhe rastet e raportuara tregojnë që kjo cigare elektrike është shumë e dëmshme për rrugët e frymëmarrjes, por jo vetëm.   Gjithçka mund të nisë me disa simptoma që sinjalizojnë se kjo cigare elektrike po dëmton trupin tuaj.

- Advertisement -

Disa nga simptomat janë:

Mpirje e gjuhës

Një simptomë që përdoruesit e vape mund të përjetojnë është diçka e njohur si mpirja e gjuhës. Kjo është kur dikush ka mpirje në gjuhën e tij dhe gjithashtu mund të ketë një ndjenjë të shuar të shijes, si dhe një gojë të thatë.

Meqenëse lëngjet e vape vijnë në një sërë shijesh, shumë prej të cilave janë shumë të ëmbla, ëmbëlsuesit artificialë në to mund të shkaktojnë diarre dhe fryrje kur konsumohen në sasi të mëdha.

Probleme me frymëmarrjen

Përdoruesit mund të kenë probleme me frymëmarrjen si rezultat i përdorimit të cigareve elektronike. Njerëzit gjithashtu mund të përjetojnë acarim të gojës dhe fytit.

Dhimbje koke

Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë gjithashtu se vape mund të shkaktojë dhimbje koke tek disa përdorues.

Simptoma që më pas kalojnë në efekt dhe dëme shpesh të pakthyeshme si:

Mosha e adoleshencës është faza kur disa nga sëmundjet e shëndetit mendor fillojnë të shfaqen. Ankthi, paniku, stresi i përditshëm, pasiguria apo depresioni, janë të gjitha shqetësime që të rinjtë vuajnë.

Ndaj dhe kërkojnë të gjejnë diçka për të përballuar këtë ndjesi. Sipas të dhënave tymosja është një prej zakoneve që ata përdorin më shpesh. Shtojmë këtu edhe faktin që në treg qarkullojnë pajisje të reja të cilat janë më tërheqëse për fëmijët, siç janë ‘Vape’, të cilat shiten në pika të pa licencuara dhe ata mund t’i blejnë me çmime shumë të ulëta.

Por edhe pse nikotina arrin të qetësojë për momentin, ajo është një lëndë që krijon varësi, sidomos tek moshat e reja. Kjo varësi përkeqëson simptomat e sëmundjeve të shëndetit mendor tek fëmijët duke e bërë më të vështirë trajtimin.

Siç e dimë nga fëmijëria deri në adoleshencën e vonët, organizmi është ende duke u zhvilluar e rritur. Nëse në këtë fazë ata përdorin produkte si ‘Vape’, të cilat kanë nikotinë, ata ndalojnë këtë zhvillim duke krijuar kështu probleme serioze me shëndetin.

Dy nga organet kryesore që preken nga ky zakon i rrezikshëm për fëmijët, është truri dhe mushkëria. Të rinjtë që tymosin cigare apo përdorin edhe produkte si vape, kanë vështirësi me përqendrimin, mësimin e informacioneve të reja madje edhe me reagimet e muskujve.

Të gjitha produktet e lartpërmendura përmbajnë nikotinë. Siç e dimë kjo lëndë krijon varësi, kështu që trupi dhe truri krijon një lidhje me nikotinën duke e kërkuar gjatë gjithë kohës. Heqja dorë nga produktet e duhanit kërkon vendosmëri të palëkundur, ndaj për adoleshentët është edhe e vështirë që të shkëputen nga produkte të tilla, kur truri i tyre krijon varësi edhe nga përbërës si sheqeri.

Pavarësisht të gjithave, përdorimi i vape nga rinjtë shkakton një sërë problemesh shëndetësore. Sipas një studimi nga universiteti i Harvard, përdorimi i pajisjeve Vape nga adoleshentët shkakton probleme me frymëmarrjen. Të dhënat treguan se një kimikat i njohur si diacetil shkaktonte simptomën e njohur si ‘mushkëria kokoshkë’ e cila dëmton muret e mushkërisë.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock