Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, ka performuar mbrëmjen e kaluar ekskluzivisht për DWTS. Epo me siguri premiera e 9 Tetorit në Pallatin e Kongreseve ka krijuar pritshmëri të larta dhe aq më tepër tani publiku është magjepsur me emocionet “live” të kësaj kënge.
Pas performancës elektrizuese, Luizi ka qëndruar në skenë, ku i janë bashkuar edhe aktorë të tjerë të filmit, të cilët kanë shprehur emocionet për premierëne filmit.
Por vëmendjen në këtë diskutim duket se e ka marrë Luizi dhe Eno dhe shkak për këtë është bërë një deklaratë e Enos në programin “Wake Up” në Top Channel, në të cilën deklararoi se Luizi do ishte i shoqëruar për performancën ekskluzive të “Pa ty” në “Dancing” nga fisi i gruas.
Ndërkohë që ka qenë duke folur për premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, për të cilin është shprehur se ende nuk e ka parë, Luizi nuk ka harruar që t’i marrë hak Enos lidhur me deklaratën e tij.
“Pres me padurim ta shoh premierën sepse nuk e kam parë. Edhe për trailerin kam qënë më shumë i emocionuar se njerëzit. I ftoj të gjithë në premierën që të vijnë ta shohin filmin, gjithashtu edhe fisin e gruas tënde që i ke në Kanada, që të vijë ta shohin edhe ata”, ka thënë Luizi.
Ndërkohe Eno me shaka ka shtuar: “Do vijnë sepse ata të gruas time janë fansa të Oltës dhe do vijnë të gjithë”.
Dhe sigurisht e gjitha kjo bisedë është shoqëruar me të qeshura nga të pranishmit në studio.