Një e re nga Australia ka deklaruar se kë fjetur me 300 burra brenda vitit. Annie Knight, tha për “The Kyle and Jackie O Show “se arriti të flinte me pesë meshkujt në një ditë të vetme, dhe se pavarësisht kritikave që ka marrë, vetë ajo për këtë fakt ndihet “e fuqizuar”.
“Unë u ndjeva si e plotfuqishme pas kësaj. Seksi më bën të ndihem mirë. Sa më i çrregullt të jetë seksi, aq më mirë”, deklaroi ajo.
Por, deklaratat e saj nuk janë pritur mirë nga publiku i cili e ka “kryqëzuar” me një sërë komentesh dhe kritikash. Knight, e cila ka një llogari të OnlyFans, u pushua nga puna si agjente marketingu pasi eprorët e saj zbuluan profilin e saj në faqe. “Gjëja e fundit që doja të bëja ishte të pushohesha nga puna sepse dikush gjeti llogarinë time OnlyFans”, tha ajo për SBS Insight.