Këngëtari dhe fituesi i Big Brother Vip Luiz Ejlli po shijon turneun prej disa ditësh në Shtet e Bashkuara të Amerikës.
Ndonëse larg bashkëshortes së tij Kiara Tito e cila ndodhet në Turqi për xhirimet e një programi që do të nisë së shpejti, nuk i kanë kursuer batutat mes tyre.
Në një postim të këngëtarit tek sa qëndron përpara një automjeti të zi, moderatorja e ka ngacmuar këtë të fundit duke shkruar:
“ O lumëmadh, patentën e ke lënë në shtëpi”.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i 37- vjeçarit, i cili nuk i ka kursyer batutat duke i thënë:
“ Të kam lënë dhe ty, por kjo sdo të thotë gjë”, duke e shoqëruar me një emoji që shkel syun.