fbpx
Ad imageAd image

Legjenda e dy vëllezërve të dashuruar/ A e dini historinë e veçantë të Kalasë së Beratit?

Blloku min lexim

Kalaja e Beratit është ndër të paktat kala mesjetare me një jetë intensive brenda mureve të saj. Ajo është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum.

- Advertisement -

Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës. Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IVII para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë.

- Advertisement -
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ndërkohë, përveç mënyrës së veçantë që ajo është ndërtuar kjo kala edhe emrin e ka të veçantë.

Legjenda thotë se dikur në Berat jetonin dy vëllezër me emrat Tomorr dhe Shpirag. Të dy vëllezërit ranë në dashuri me një vajzë shumë të bukur të quajtur Kala. Për këtë arsye ata u grindën me njëri-tjetrin dhe vëllai i madh, Tomorri e gjuante vëllain e vogël, Shpirag me shpatë, kurse tjetri Shpiragu me topuz.

- Advertisement -

Të dy vëllezërit u vranë dhe Perëndia, e cila nuk e pëlqeu këtë vëllavrasje i ngurtësoi dhe i ktheu në male. Mali në pjesën juglindore të Berati mban emrin e vëllait të madh Tomorr dhe është me gropa. Kurse mali Shpirag që ndodhet në anën perëndimore të qytetit është me vija. Perëndia e ngurtësoi edhe vajzën, pasi ajo ishte shkaku i vrasjes së vëllezërve. Vajza vajtoi për fatin e saj dhe nga lotët u formua lumi Osum.

Mali Tomorr ndodhet në lindje të qytetit të Beratit dhe është i lartë 2400 m. Sipas një etimologjie popullore, Tomorr do të thotë mali i të mirëve. I quajtur fron magje, Olimpi shqiptar, luan që ruan portat e Perëndisë, Tomorri ka qenë vendi ku luteshin shqiptarët. Ky mal s’ka fare lidhje me gjeografinë por me mitologjinë, kulteve të vjetra, sferës së orakujve, por edhe Baba Tomorr.

Në 1600-ën, ai filloi të bëhet simboli kryesor i bektashinjve shqiptarë. Në muajin gusht është festa e Tomorrit, ku shkojnë të gjithë njerëzit pa dallim feje. Në anën perëndimore ndodhet mali Shpirag 1200 m.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock