Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një shkelje e përhapur e të drejtave të njeriut dhe një problem global i shëndetit publik me përmasa epidemike. shfaqet në forma të ndryshme të dhunës fizike, seksuale, psikologjike dhe ekonomike dhe ndodh në hapësira publike dhe private.
Dhuna psikologjike është shtuar më shumë në vitet e fundit, ajo shkatërron shëndetin mendor dhe fizik dhe mirëqenien e grave dhe vajzave dhe mund të ketë një efekt negativ në sigurinë, stabilitetin, dhe paqen e tyre afatgjatë.
Kjo lloj dhune ka gjithashtu pasoja afatgjata në zhvillimin dhe avancimin e grave dhe në kontributin e tyre në ekonomi dhe në zhvillimin kombëtar.
Shpesh herë për shkak të mentaliteti, apo mungesës së informacionit vajza dhe gratë nuk arrijnë ta kuptojnë ose pranojnë që janë dhunuar psikologjikisht.
Por, më poshtë ne do të rendisim disa nga shenjat që tregojnë që ju jeni dhunuar psikologjikisht.
Kërkoni falje shumë shpesh:
Ju kërkoni falje për çdo gjë, ndiheni sikur për çdo gjë ndodh patjetër ka një fajtor dhe ajo jeni ju.
Nuk besoni që jeni e bukur:
Dhuna psikologjike ju ul vetëbesimin dhe si pasoje ju nuk pëlqeni asgjë tek vetja, nuk e besoni as kur dikush ju thotë se jeni e bukur!
Fillon të qani edhe në debate shumë të vogla:
Ju prekeni dhe qani shumë lehtë, sidomos në rastet kur përfshiheni në një debat. Dhe kjo ndodh për shkak se jeni e dëmtuar psikologjikisht.
Keni nevojë për në shumë siguri:
Ju ndiheni në ankth dhe të pasigurt për çdo gjë. Gjithmonë kërkoni siguri nga të tjera nga frika se mos lëndoheni apo mos mbeteni vetëm.