fbpx
Ad imageAd image

Tarifa e fryrë/ Studenti i Mjekësisë për Blloku TV: Ministria po nxit një debat artificial mes studentëve dhe qytetarëve

Blloku min lexim

Prej dy javësh studentët e Mjekësisë vazhdojnë bojkotin e mësimit, në shenjë proteste ku kërkojnë anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Ata shprehen kundër firmosje së kontratës, duke thënë se mbajtja peng e diplomës është veprim diktatorial dhe cenon lirinë e studentëve.

- Advertisement -

Ndërkohë dy ditë më parë Universiteti i Mjekësisë vendosi që studentët të cilët  nuk pranojnë të nënshkruajnë këtë  kontratë me shtetin, duhet të paguajnë 2.4 milionë lekë tarifën e shkollës në vit.

- Advertisement -

Gjë e cila është e papranueshme, sepse ekonomia e studentëve shqiptarë është e dobët.

Lidhur me këtë çështje Blloku Tv ka kontaktuar me Oresti Çaça, student i mjekësisë. Ai thotë se tarifa është cinike për shkak se në relacionin e çuar në Parlament vlera është tre herë më lartë nga çka raportohet. Ai shprehet se kemi të bëjmë me një mashtrim dhe krijimin e një konflikti artificial mes studentëve dhe qytetarëve.

- Advertisement -

Duke theksuar se studentët janë ata që mund të sjellin ndryshim dhe qeveria kërkon t’i lërë pa mbështetje dhe të ndrydhur.

Vendosja e tarifës se re është qesharake dhe cinike, pike se pari, pasi në relacionin e çuar në parlament ishte një tjetër tarife, tre herë me e lartë, e abuzuar dhe e fryrë , e cila u përdor për të justifikuar vendosjen e ligjit, pra mund të themi se premisa mbi te cilën ligji u miratua është jo reale dhe këtu kemi të bëjmë me mashtrim jo vetëm të Parlamentit, por te gjithë qytetareve. U përdor për të nxitur një konflikt artificial midis qytetareve dhe studenteve te mjekësisë”, tha ai.

Më tuje Çaça thekson se bojkoti do të vazhdojë deri në anulimin e ligjit. Ndërsa tregon se Ministria e Arsimit nuk ka pranuar asnjë komunikim me ta, që në muajin qershor, ku sjellja e ministres linte për të dëshiruar.

Në dijeninë e time asnjë student nuk do të ndalet nga bojkoti dhe protestat pa anuluar ligjin , pavarësisht modifikimeve qe mund te bëhen rrugës. Që në muajin qershor kur u bënë dy takimet informuese me dy ministret e fushës dhe ku u has kundërshtia unanime nga studentet e mjekësisë të të gjitha viteve , nuk kemi pasur asnjë takim qofte zyrtar, qofte informale me ministret. Kërkesa tona për takime dhe tryeza bisedimesh kane qenë të vazhduara që në muajin qershor, por fatkeqësisht kanë hasur refuzimin e njëpasnjëshëm”, theksoi studenti për Blloku TV.

Ai u shpreh se kanë patur mbështetje nga pedagogët, por mesa duket ministria nuk e dëgjon as fjalën e tyre. Ndërkaq ai listoi kërkesat konkrete që kanë për Ministrinë e Arsimit, ku në mes tyre është edhe shkarkimi i zëvendës ministres.

Pedagogët nga të gjitha vitet kanë qenë shumë mirëkuptues dhe suportues me kauzën e studentëve. Kjo ka ulur shqetësimet tona, për rrezikun për të humbur vitin akademik. Ata refuzojnë te hyjnë në auditorë pa studentë.  Kërkesat tona janë bërë publike dhe janë të pangeocieshëm. Anulimin sa me parë te ligjit “Për trajtimin me përparësi te studenteve të mjekësisë”; më pas reflektim dhe dorëheqje nga zv -ministrja e arsimit pas deklaratës shqetësuese të saj përballje me ministren Manastirliu , me qëllim gjetjen e zgjidhjes më të mirë të situatës”, përfundoi studenti.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock