Genta Gjalpi, ose ndryshe Genta e BB, ka bërë së fundmi një deklaratë shokuese në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 200 mijë persona.
Teksa një ndjekës i ka kërkuar të ndajë një sekret, ajo ka deklaruar se ka vrarë hallën e burrit.
“Kam vrarë hallën e burrit, ti merrnim pasurinë, e mallkuar”, shkruan ajo. Padyshim që ky është një humor i zi i Genta Gjalpit, por disi i pavend për tu thënë në një faqe me më shumë se 200 mijë ndjekës.