Grabitja e shtëpivëe të futbollistëve më me emër në spanjë është kthyer në trend në Spanjë. Yjet e futbollit si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Alvaro Morata e Karim Benzema kanë rënë pre e grabitësve, që kanë hyrë në rezidencat e tyre, në momentin që ata ishin duke luajtur.
Disa prej rasteve kanë pasur si autorë edhe shtetas shqiptar. Pikërisht një bashkombasi ynë i njo u futën hur me nofkën “Alberto” është rrëfyer në një intervistë për gazetarin Carlos Quílez, në podcastin ‘Sumario Abierto’ të gazetës spanjolle El Español.
Ai pretendon se kontrollon një rrjet prej 100 ‘skifterësh’ dhe ka treguar për grabitjet në shtëpitë e Benzema, Ronaldos dhe Johan Cruyff.“Ne e grabitëm Benzemën në rastin kur ai nuk na kapi. Ne gjithashtu tentuam të vidhnim shtëpinë e Cristianos në Madeira, por plaçka nuk ishte joshëse”, tha shqiptari.
Po ashtu ai ka treguar sesi i është shmangur tundimit për të vjedhur shtëpinë e tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi. Grabitja sipas tij nuk ndodhi pasi ai ishte fans i yllit argjentinas.
“Rreth një vit më parë të tjerë më ofruan (për ta vjedhur) shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta parë, sepse e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij. Pikë”, tregoi Alberto.