Pas përfundimit të “BBV” marrëdhënia e tensionuar midis Luizit dhe Oltës u duk se mori një kthesë tjetër, aq sa dyshja u bashkuan si çift në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.
Të gjithë menduam se do ishin bërë shok, por jo! Vetë ata treguan se gjatë xhirime ka patur shumë tensione, madje kjo është reflektuar edhe në premierën e filmit në çdo qytet.
Por, së fundmi duket se dyshja i paskan sheshuar mosmarrëveshjet pasi janë shfaqur të afërt në premierën e filmit të tyre në Zvicër.
Olta, Luizi, Sara, Ledioni kanë pozuar së bashku me shikuesit që janë mbledhur të shohin “Në Kuadër të Dashurisë” në Zvicër.