Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit h “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.
Prej disa ditë po përflitet se këtë sezon të “Big Brother Vip” moderatore nuk do të jetë më Arbana Osmani, por mund të jetë Bora. Edhe pse ende nuk dihet nëse largimi i Arbanës nga “BBV” është i vërtetë apo se ajo që do e zëvendësojë do të jetë Bora, kjo e fundit e pyetur për këtë çështje është shprehur kështu:
Ti je një ndër emrat që po përflitesh për Big Brother Vip…
Bora Zemani: Thua? Do më shkonte? Si mendon ti?
Po të pyes ty, sot jam unë ai që të bën pyetje
Bora Zemani: Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë
Le ta vendosë publiku
Bora Zemani: Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku