fbpx
Ad imageAd image

Egli Tako foli për “dedikimet”, reagon Olsi Bylyku

Blloku min lexim

Prej disa kohësh ata janë të ndarë, por sërish Olsi Bylyku dhe Egli Tako vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Nga fansat shihet me kujdes çdo projekt, çdo deklaratë dhe postim i tyre, duke munduar të gjejnë më shumë informacion dhe sinjale për arsyen e ndarjes, apo për ndonjë ribashkim.  

- Advertisement -

Ndërkohë një intervistë e fundit e Eglit krijoi mjaft zhurmë. Në rrëfimin e saj këngëtarja  tregoi se ka vendosur të shkëputet nga muzika, të paktën për momentin, duke thënë se çdo këngë do merrej si dedikim për Olsin nga publiku.

Me thënë të drejtën me muzikën kam vendosur të bëj një shkëputje. Nuk e di ende nëse do të jetë një shkëputje e përhershme apo e përkohshme. Nuk e di ende as vet sepse ndoshta më vonë ndryshoj mendim por momentalisht dua të shkëputem pasi çdo lloj projekti që unë mund të bëj në këtë moment, do interpretohej si shfrytëzim i momentit dhe se çdo projekt muzikor do keqpërdorej për shkak të situatës që ndodhem dhe do të merrej si një dedikim, gjë që nuk më pëlqen”, tha ajo. 

- Advertisement -

Në lidhje me këtë, sidomos pjesën e dedikimeve, Olsi ka reaguar dje në Instagram, ku ka sqaruar njëherë e mirë se këngët e publikuara edhe së fundmi në fakt nuk janë një dedikim për ish-partneren dhe se ai nuk ka përfituar aspak nga kjo situatë, duke thënë edhe: “Që domethënë balada kemi bërë edhe më parë”.

Epo me sa duket dyshja nuk paskan patur një ndarje me mirëkuptim.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock