fbpx
Ad imageAd image

Kujdes! Këto ilaçe dëmtojnë rëndë trurin dhe kujtesën

Blloku min lexim

Ilaçet duhet të përdoren me kujdes dhe me rekomandimin e mjekut, ndryshe krijojmë varësi dhe madje shpesh herë pasojat mund të jenë shumë të rënda. Numri i njerëzve që pësojnë efekte anësore dhe komplikime të shkaktuara nga barnat është i lartë.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit janë më shumë se 1.5 milion raste të regjistruara në botë. Humbja e kujtesës është një nga efektet anësore më të zakonshme.

Është vërtetuar nga raste të shumta që pilulat e gjumit mund të shkaktojnë humbje të kujtesës. Ambien është një nga ilaçet më të përdorura që shkakton këtë problem madje është quajtur edhe “ilaçi i harresës”. Njerëzit që përdorin këtë medikament përjetojnë halucinacione; ecin në gjumë, madje ngasin makinën po në gjumë.

- Advertisement -

Mjekimet me Statina

Ilaçet më të këqija për trurin janë barnat statine të cilat përdoren për uljen e niveleve të kolesterolit. Truri ka nevojë për kolesterolin për funksionimin e duhur, për kujtesën, të mësuarit dhe të menduarit e shpejtë. Këto barna mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e trurit dhe kujtesën.

- Advertisement -

Ilaçet ANTI

Antihistaminikët, antibiotikët, antihipertensivët, ilaçetet kundër depresionit, antipsikotikët, antispasmodikët dhe të gjitha medikamentet e tjera që fillojnë me ANTI-ndikojnë në nivelet e acetilkolinës.

20 Ilaçet me efekt anësor Humbjen e Kujtesës

Antidepresantët triciklik • Ilaçet e tensionit të lartë • Metildopa • Mjekimet kundër dhimbjeve me përmbajtje heroine, kodeine, morfine • Ilaçet e kemioterapisë • Interferonet • Antipsikotikë si Haldol ose Mellaril • Epileptikët si Fenitoin ose Dilantin • Ilaçet e ankthit si Seconal, Phenobarbital, Amytal, Nembutal • Antihistaminikët • Quinidine • Beta Bllokuesit sidomos për glaukomën • Antibiotikët • Naproxen • Litium • Steroidet • Insulina • Pilula gjumi si Sonata, Ambien, Lunesta • Ilaçet e Parkinsonit si glikopirrolat, skopolamina, atropina • Ilaçet qetësuese si benzodiazepinat Ativan, Dalmane, Valium, Xanax.

Sipas Mount Sinai School of Medicine në SHBA, këto janë 20 barnat që dihen që shkaktojnë humbje të kujtesës. Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni ndonjë ilaç, veçanërisht këto lloje të barnave.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock