Banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona James, ka rrëfyer një tjetër histori personale brenda shtëpisë së “BBVK”. Së fundmi, transgjinorja në një bisedë me disa prej banorëve, ka treguar për një rast të rëndë që i ka ndodhur.
Edona zbuloi se në moshën 20-vjeçare ka qenë në një lidhje që përfundoi me një fatkeqësi, duke treguar se ish-partneri i saj bëri vetëvrasje.
“I kisha 20 vjet, ai e ka varur veten, unë e kam gjetur në mëngjes, për shkak të punës që kam bërë unë, nuk ka mundur ta përballojë, e ka shkruar një letër, u zgjova në mëngjes, ma ka ndjerë zemra”, tha Edona.