fbpx
Ad imageAd image

Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave/ 1 një në 3 gra është dhunuar të paktën një herë në jetë

Blloku min lexim

Sot është Dita Ndërkombëtare për sensibilizim të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Në vendin tonë prej kohësh dhuna mbetet një fenomen shqetësues, edhe pse jemi në vitin 2023 dhe emancipimi i gruas ka avancuar, dhuna sërish mbetet në nivele të larta dhe shqetësuese.

Pothuajse një e treta (30%) e të gjitha grave që kanë qenë në një marrëdhënie kanë përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale nga partneri i tyre intim.

- Advertisement -

Globalisht, rreth 38% e të gjitha vrasjeve të grave janë kryer nga partneri intim. Përveç dhunës intime nga partnerët, në nivel global 7% e grave raportojnë se janë sulmuar seksualisht nga dikush tjetër përveç një partneri, edhe pse të dhënat për dhunë seksuale(jo nga partneri) janë më të kufizuara. Dhuna seksuale nga partneri intim kryhet më së shumti nga burrat kundër grave.

- Advertisement -

 Disa fakte

1 në 3 gra dhe vajza përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre, nga një partner intim.

- Advertisement -

Vetëm 52% e grave të martuara ose që kanë një partner marrin vendimet në lidhje me marrëdhëniet seksuale, përdorimin e kontraceptivëve dhe kujdesin shëndetësor.

Pothuajse 750 milionë gra dhe vajza aktualisht, janë martuar para moshës 18 vjeç.

Globalisht 200 milionë gra dhe vajza të moshës 15-49 vjeç i janë nënshtruar gjymtimit të organeve gjenitale.Më shumë se 20 milionë në vetëm shtatë vende (Egjipt, Sudan, Guinea, Xibouti, Kenia, Jemen dhe Nigeria) i janë nënshtruar një praktike të tillë, nga një ofrues i kujdesit shëndetësor. Kjo është më e dukshme veçanërisht midis grave dhe vajzave migrante dhe refugjate.

1 në 2 gra në të gjithë botën kanë humbur jetën nga partneri ose familjarë në 2017, ndërsa vetëm 1 në 20 burra kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme.

71% e të gjithë viktimave të trafikimit njerëzor në të gjithë botën janë gra dhe vajza, dhe 3 nga 4 prej grave dhe vajzave shfrytëzohen seksualisht.

Parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave është i mundur dhe thelbësor.

Dhuna nga partneri intim dhe dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave, janë probleme të mëdha të shëndetit publik, dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Dhuna mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik, mendor, seksual dhe riprodhues të grave, dhe mund të rrisë vulnerabilitetin ndaj HIV-it.

Faktorët që lidhen me rrezikun në rritje të përjetimit të dhunës nga partneri intim përfshijnë: arsimimin e ulët, ekspozimin sistematik të një marrëdhënie tensioni midis prindërve, abuzimin gjatë fëmijërisë dhe pranimin e pavullnetshëm të pabarazisë gjinore.

Për shumë kohë, mosndëshkimi, heshtja dhe stigma kanë lejuar që dhuna kundër grave të përshkallëzohet në përmasa të mëdha – gjë e cila konsiderohet një nga shkeljet më të përhapura dhe flagrante.

Fuqizimi i grave dhe vajzave do të kërkojë përpjekje më të fuqishme, duke përfshirë kuadrin ligjor për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore, që shpesh vjen si rezultat i qëndrimeve patriarkale dhe normave shoqërore jodemokratike.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO