Prej disa vitesh tashmë ‘E premtja e Zezë’ është bërë fenomen edhe në vendin tonë. Tradicionalisht, e Premtja e Zezë, ka qenë një nga ditët më të mëdha të blerjeve të vitit dhe përdoret nga shitësit me pakicë për të vlerësuar se sa mirë do të ecin gjatë sezonit të festave nëntor-dhjetor. Këtë vit kjo ditë ishte me data 24 nëntor, ku bumi i qytetarëve që donin të përfitonin nga ulja e çmimeve të “Black Friday” ishte më i lartë se në vendet e tjera.
Prej një javësh kompanitë e shërbimeve të ndryshme kishin paraqitur ofertat me ulje të tmerrshme dhe të paktën çdo ditë do të hasnim persona që shpreheshin: “Nuk ia vlen sepse nuk ka ulje vërtetë”, “Jo jo në çdo vit nuk janë bërë ulje reale”.
Epo pavarësisht se çfarë u tha e çfarë u dëgjua video më poshtë tregon më së mirë se qytetarët në kryeqytet janë turrur në qendrat tregtare për të përfituar nga uljet. Madje në Qendrën TEG, radhë e gjatë klientësh ishte bërë para firmave si “Zara”, “Bershka”, “Adidas” , “De Facto” e tjerë që herët në mëngjes, kur dyqanet nuk ishin hapur ende.
@_nazi17 #zara #teg #tiranaeastgate #fy #fyp #fypシ #fypシ ♬ Zoti shpise (feat. Bitonia) – Labinot Tahiri
Edhe pse porositë e shitjeve me zbritje sezonale i ndihmojnë bizneset të rrisin blerjet e produkteve, ndikimi në të ardhurat e përgjithshme priret të jetë minimal. Një pjesë e mirë priren që të heqim stokun e mbetur dhe të rrisin likuiditetin.
Prandaj ndodh që veshjet, apo produktet e tjera që i shihnit nëpër reklamat online nuk i gjenit dot në dyqanet fizike. Sepse më të mirat futen në magazina.
Sipas bizneseve, këtë të premte ata kanë patur ecuri shumë më të mirë se vitet e tjera. Por, sipas tyre, rritja e blerjeve të hershme shton rrezikun që kërkesa e blerësve të bjerë ndjeshëm në dhjetor, pasi ekonomia ngadalësohet dhe rritja e çmimeve për shportën ushqimore dhe gjërat e tjera thelbësore pengon blerjet.
Gjithsesi qytetarët nuk e mendojnë kaq gjatë dhe kërkojnë vetëm të blejnë me ulje “Në fund të fundit është psikologjike” edhe pse mund të ndodh që vlera reale nuk na ndonjë ndryshim nga disa javë më parë.
Logjikisht, në shumicën e rasteve nuk bëhen ulje prej “Black Friday”, por sepse ato produkte kanë arritur maturimin dhe po iu mbaron koha.
Po me çfarë ‘sikletesh përballen tjetër qytetarët në këtë ditë?
Radhët e gjata rraskapitëse
Duke qenë se të gjitha duan të blejë më lirë në e ‘Black Friday’ nëpër dyqane shtohen radhët kilometrike për të paguar apo për të provuar ato që pëlqejmë në dhomat e zhveshjeve. Humbja e kohës në radha bën që të lodhemi dhe të mos kemi kohë të shohim çdo gjë që do të donim.
Ngarkesa me çanta dhe pesha të shumta
Në fundjavën e Black Friday nuk janë vetëm uljet të çmendura por edhe blerjet tona. Duke dashur të kursejmë sa më tepër mbushim qese dhe çanta me gjithçka na del përpara. Megjithatë ngarkesa e tepërt bën që në fund të ditës të jemi sfilitur dhe të mos e kemi ndjerë kënaqësinë e vërtetë që të jep pazari.
Stresi i parkimit dhe trafiku i shtuar
Çdo fundjavë në Tiranë trafiku është i rënduar, por situata përkeqësohet në një fundjave si “Black Friday”.
Duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve ia dedikojnë këtë fundjavë pazarit, fluksi dhe radhat nuk do t’i gjeni vetëm brenda në dyqane por edhe në parkime.
Pak histori
Termi “BlackFriday” apo “E premtja e zezë”, në ditët e sotme i referohet një dite të vetme të vitit kur kompanitë e shitjes vendosin të vënë në zbritje produktet e tyre që kanë në shitje.
Kjo ndodhë pas “Ditës së Falënderimeve” në Amerikë, kur turmat e blerësve zbresin në dyqane në të gjithë vendin për të përfituar nga pazaret më të mëdha për pushime të fundvitit.
Por historia e vërtetë pas “BlackFriday” është pak më e komplikuar. Përdorimi i parë i regjistruar i termit “BlackFriday” kishte ndodhur për shkak të krizës financiare: në mënyrë të veçantë, rënies së tregut në SHBA më 24 shtator, 1869.
Atë kohë dy financierët të “Wall Street” tejet të pamëshirshme, Jay Gould dhe Jim Fisk, kishin punuar së bashku për të blerë sa më shumë mallra duke shpresuar për të përzënë çmimin e njësisë standarde ekonomike të llogarisë duke vënë një çmim shumë të lartë dhe për të shitur mallrat për fitime të habitshme.
Në atë të premte në shtator, komploti kishte marrë fundme rënie të tregut e lirë dhe falimentime të të gjithë aksionarëve të “wall Street”.
Historia e vërtetë pas “BlackFriday”, megjithatë nuk është se ka të bëj me blerje të lirë, në vitin 1950, policia në qytetin e Filadelfias kishte përdorur termin për të përshkruar kaosin që pasoi ditën pas Falënderimeve.
Nga 1961, “BlackFriday” ishte e përhapur në Filadelfia, në atë masë sa që tregtarët ishin përpjekur por pa sukses për të ndryshuar atë në “Big Friday” në mënyrë për të hequr konotacionet negative.
Në fund të viteve 1980, megjithatë, shitësit kishin gjetur një mënyrë për të ri shpikur termin “BlackFriday” për të kthyer atë në diçka që reflektohet pozitivisht dhe jo negativisht, mbi ta dhe klientët e tyre.