fbpx
Ad imageAd image

Bëri deklaratë kundër Izraelit/ Reafon babai i Angelina Jolie: Jam i zhgënjyer nga vajza ime

Blloku min lexim

Babai i Angelina Jolie, Jon Voight, tha se ishte “i zhgënjyer” nga qëndrimi i vajzës së tij për konfliktin e vazhdueshëm në Gaza dhe Izrael. Në një postim në Instagram, Jolie kritikoi atë që po ndodh në Gaza si “bombardim i qëllimshëm i një popullsie të bllokuar” dhe vrasje, duke akuzuar liderët botërorë për bashkëpunëtorë në krime lufte duke bllokuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe duke bërë thirrje për një armëpushim.

Por babai i aktores është shprehu i zhgënjyer nga qëndrimi i vajzës së tij, ku theksoi aspektin fetar të luftës, duke e përshkruar atë si një luftë për “drejtësinë e fëmijëve të Zotit në Tokën e Shenjtë”.

- Advertisement -

Voight i ulur para një flamuri amerikan, ndau një video në përgjigje të komenteve të vajzës së tij në rrjete sociale, ku shkroi : E vërteta dhe gënjeshtra! Jam shumë i zhgënjyer që vajza ime, si shumë të tjera, nuk e kupton lavdinë e Zotit, të vërtetën e Zotit. Çështja këtu është shkatërrimi i historisë së tokës së Zotit, tokës së shenjtë, tokës së hebrenjve. Ushtria izraelite duhet të mbrojë tokën e Izraelit dhe popullin e saj, kjo është luftë. Pyete Zotin: A po mësoj të vërtetën? Apo po më gënjejnë dhe po bëj si gjithë të tjerët?”, sepse miqtë e mi, ata që e kuptojnë të vërtetën e shohin gënjeshtrën. Ata shohin që Izraeli është sulmuar dhe këto kafshë duan të zhdukin çifutët, krishterimin.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO