fbpx
Ad imageAd image

“A e kuptoni atë që po përpiqem t’ju them”/ Pse postimet e fundit të Matthew Perry ishin rreth Batman?

Blloku min lexim

Matthew Perry, i njohur ndryshe si “Chandler Bing” nga “Friends”, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, duke thyer zemrat e fansave të tij kudo nëpër botë.

- Advertisement -

Aktori u gjet i vdekur të shtunën në shtëpinë e tij në Los Angeles. Sipas autoriteteve, ambulanca mbërriti në shtëpinë e tij në orën 16:07 pasi morën një telefonatë nga asistenti i tij.

Mundësia që kjo të jetë vepër penale nuk mund të ekzistojë, pasi nuk janë gjetur gjurmë. Skenari më i mundshëm sipas raportimeve është se aktori ka pësuar një atak në zemër dhe është mbytur në pishinën e tij.  Gjithsesi dyshime ka edhe për ndonjë aksion ndaj tij sepse burimet e zbatimit të ligjit thonë për TMZ se trupi i Matthew nuk ishte i mbytur me ujë.

- Advertisement -

Ndërsa theksohet se Matthew ishte vetëm kur vdiq, ai ishte në shtëpi pasi luajti ditën e shtunë në Riviera Country Club dhe dërgoi ndihmësin e tij për një porosi. Kur asistenti u kthye në shtëpi, Matthew nuk reagoi dhe asistenti njoftoi ambulancën.

- Advertisement -

Është e drejtë të pyesim se cili do të ishte rezultati nëse dikush tjetër do të ishte pranë, ose nëse ndihmësi i tij do të kishte shkuar tek ai shtëpi më shpejt. Dhe pse ndihmësi i tij u vonua aq shumë?!

Këto janë vetëm hipoteza, ndërsa policia do të vazhdojë të hetojë vdekjen e yllit, në pritje të autopsisë nga Ekzaminuesi Mjekësor i Los Anxhelosit, që pritet të zgjasin 6 javë.

Kështu që në këto ditë nuk kanë munguar pista të shumta të thëna lidhur me vdekjen e aktorit. Janë fansat ata që aludojnë për skena të ndryshme duke u bazuar në materiale që mbledhin rreth tij.

Shumë kanë vënë re se shtatë postimet e fundit të Matthe Perry në Instagram kanë qenë për Batman. Por pse?

Postimi i parë i Perry-t në Instagram i lidhur me Batman-in u bë një javë më parë dhe është një video që tregon kamerën duke lëvizur rreth një dhome të errët, ndërsa në tre ekrane shfaqet Batman. Në fund të videos, kamera zmadhohet në një cep të tavanit dhe papritmas shenja Batman shfaqet e ndezur në të kuqe.

Diçitura thotë: “Nuk ka nevojë të shqetësoheni të, unë kam rrugët sonte”.

Postimi tjetër i Batman tregon shenjën ikonike që shkëlqen jashtë, krahas komentit: “Flini mirë të gjithë, unë e kam qytetin sonte – Mattman”.

Postimi i tretë tregon një dritë në mur me fjalët, “Batman luan Pickleball”, Perry  e ka shoqëruar me mbishkrimin “WTF? Qetësohu jam në një ndërtesë të lartë.”

E katërta është një video e një dore që vendos disa rrush në një tavolinë, me mbishkrimin: “Kjo është ajo që më është dashur të ha sot. Unë jam Mattman.”

Dhe e pesta tregon shenjën e Batman-it të gdhendur në një kungull të ndezur. “A e dini se çfarë dua të them?” ka shkruar Perry.

Postimi i parafundit në llogarinë e Perry-t në Instagram është një video e qiellit të natës dhe gjysmë hënë. Në mbishkrim shkruhet: “A e kuptoni atë që po përpiqem t’ju them? – Unë jam Mattman“.

Pra, të gjithë këto postimet ë japin përshtypjen sikur Perry ishte zhytur në një bote tjetër përtej reale dhe mbase nuk po e jetonte më realitetin.

Mbase Perry  kishte diçka në mendjen dhe zemrën e tij, por që nuk mund t’ia shprehte askujt sepse askush nuk e kuptonte .  Ndërkohë,  postimi i fundit i aktorit në Instagram para se të vdiste, tregon një fotografi të tij në një vaskë të nxehtë me sfondin e qiellit të natës dhe gjysmë hënës.

Imazhi shoqërohet nga mbishkrimi : “Oh, kështu që uji i ngrohtë që vërtitet përreth ju bën të ndiheni mirë? Unë jam Mattman”.

Perry ka folur më parë për dashurinë e tij ndaj superheroit, kapitulli i fundit i librit të tij madje të titulluar ‘Batman’. Në librin e kujtimeve Friends, Lovers and Big Terrible Thing, Perry kujton se si e imagjinonte veten si Batman dhe babain e tij si Supermen.

Këtu ngrihet një tjetër dyshim; Mos vallë kohët e fundit Perry po vuante nga ndonjë çrregullim psikik që i shkaktonte halucinacione ose që e kishte shkëputur nga jeta reale dhe e kishte lënë në të shkuarën?

Ky dyshim edhe më shumë kur u njoftua se pas kontrollove intesnive në shtëpi u gjetën drogë Rx, përfshirë antidepresantë dhe ilaçe kundër ankthit.

Mbase këto mund të shpjegonin dhe postimet e fundit të Tij disi të çuditshme, pro që thellë mbanin një dëshirë për të shpëtuar botën nga një e keqe që vetëm Perry mund të na e shpjegonte.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock