fbpx
Ad imageAd image

Zbulohet furra qeramike nga gërmimet arkeologjike në Durrës

Blloku min lexim

Një grup arkeologësh shqiptaro-italian po vazhdojnë ekspeditën në Amfiteatrin e qytetit të Durrësit, ku brenda dy javëve nga nisja e gërmimeve kanë zbuluar një furre qeramike në pjesën jug-perëndimore të tij.  Grupi i arkeologëve janë fokusuar për pastrimin dhe thellimin e pjesës perëndimore të Amfiteatrit, ndërkohë që do të vazhdoj thellimi më tej në galeritë e Amfiteatrit.

Gërmimet kanë filluar më 4 tetor dhe do zgjasin deri në fund të tetorit. Bashkëpunim shqiptar-italian. Deri tani nga pastrimet dhe gërmimet është zbuluar një furrë qeramike shumë interesante.

- Advertisement -

Ekspedita arkeologjike ka për qëllim të nxjerrë në dritë nga nënshtresat e Amfiteatrit të ndërtuar në shekullin II të Erës Sonë të tjera dëshmi të trashëgimisë së pasur kulturore të Durrësit.

- Advertisement -

Ndër vite ekspeditat arkeologjike kanë zbuluar faza të rëndësishme post-antike dhe struktura të sitit të rëndësishëm arkeologjik.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock