Sara shkëlqeu në parakalimin në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”. Por, të gjithëve në bëri përshtypje që Ledri nuk e shoqëroi partneren e tij dhe janë ngritur pikëpyetje të shumta. Zamira Kita është pyetur nga Eni Shehu se cila ishte arsyeja e mungesës së Ledrit, Zamira u përgjigj: “Do jetë në Prishtinë. E pyeta Sarën, por Ledri nuk kishte mundësi që të vinte. Sigurisht, ata kanë shumë ngarkesë, aktivitete, data”, u shpreh ajo.
Eni e pyeti se si mund të mungonte në këtë event kaq të rëndësishëm dhe Zamira iu përgjigj se në fakt, janë disa evente të mëdha, madje edhe në Prishtinë. “Do të zgjedhë një prej këtyre eventeve”, u shpreh Zamira.
Gjithsesi, ngakesa e tepër nuk mund të justifikojë faktin që Ledri nuk bëri asnjë urim për partneren e tij.