Wanda Nara ka pranuar publikisht se lajmet e mediave argjentinase rreth sëmundjes së saj, janë të vërteta. Bashkëshortja e Mauro Icardit, në një intervistë për “Hola!”, ka pranuar se vuan nga leucemia.
“Kam leucemi. Në fillim thosha ‘kjo gjëja që kam’, pastaj ia dola që ta quaja sëmundje dhe tani e them edhe emrin e saj. U kërkoj falje të gjithë atyre që menduan se duhej t’i bëja gjërat më shpejt”, tha wanda Nara në këtë intervistë.
Lajmi ishte përhapur në mediat argjentinase nga një gazetar i njohur me burime nga spitali ku ajo kishte kryer vizitat e para dhe wanda Nara ka zbuluar se pse nuk kishte ndër mend ta hidhte në gjyq pasi kishte bërë publik një fakt të jetës së saj.
“Çdo javë ka një monitorim që dërgohet në Argjentinë ku gjendet mjeku im. Përtej kësaj, po bëj një kurë dhe sipas evolucionit të sëmundjes, ndryshon edhe ajo. Çdo javë ka një pasiguri, sa herë që shkoj të marr rezultatet më mungon frymëmarrja. Është një temë delikate dhe për këtë arsye do të kisha preferuar që të mbetej private, por e kuptoj. Unë vendosa të mos e denoncoj Lanata. Ai është një gazetar dhe nëse e kishte siguruar atë informacion, duhej ta publikonte’, tha wanda Nara.