Psoriaza është një sëmundje autoimune, kronike e cila manifestohet me ndryshime në formë flluskash dhe skuqje në sipërfaqe të lëkurës. Më shumë se 125 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga kjo sëmundje. Dimri është stina që mund të përkeqësojë në një masë të madhe simptomat e psoriazës. Ditëve të ftohta, ne bllokojmë ajrin e thatë, dhomat ajrosen më pak, njerëzit janë më pak të hidratuar si dhe veshin rroba të rënda për t’u ngrohur. E gjitha kjo mund ta përkeqësojë psoriazën.
Dita Botërore e psoriazës shënohet në fund të tetorit, më saktë më 29 tetor. Psoriaza dhe medikamentet që mund të merrni për të mposhtur ftohjen ose gripin ndonjëherë ndërveprojnë. Për këtë arsye rekomandohet vaksinimi kundër gripit.
Megjithatë, kjo sëmundje është gjithashtu shumë e ndjeshme kur bëhet fjalë për vaksinat për shkak të ndikimit në imunitet, ndaj sigurohuni që të konsultoheni me një ekspert përpara vaksinimit. Psoriaza është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj niveleve të larta të stresit, përpiquni ta ndikoni atë në të gjitha mënyrat.
Një numër i madh të famshmëve kanë folur për diagnozën e tyre të psoriazës me shpresën për ta përhapur ndërgjegjësimin dhe për t’i parandaluar të tjerët që të mos e fshehin problemin e tyre. Supermodelja Cara Delevinge zbuloi disa vite më parë se vuan nga psoriaza, e cila në rastin e saj shkaktohet nga stresi.
Kim Kardashian u diagnostikua për herë të parë me psoriazë kur ishte vetëm 25-vjeçe dhe që atëherë po lufton me gjendjen autoimune. Ajo ka folur hapur për skuqjet dhe dhimbjet e nyjave që ka pasur si efekte anësore. Kris Jenner u diagnostikua me psoriazë në moshën 30-vjeçare, gjë që mund të shpjegojë pse vajza e saj Kim e ka atë.
Në vitin 2012, Britney Spears u shfaq në një eveniment dhe fotografët vunë re plagë të theksuara nga psoriaza në lëkurën e këmbëve të saj. Këngëtarja LeAnn Rimes vendosi t’u tregonte fansave para tre vitesh se po luftonte me psoriazën.
Më pas ajo e fotografoi veten e zhveshur dhe tregoi se si dukej lëkura e saj. E famshmja Cyndi Lauper, notarja Dara Torres, modelja CariDee English, aktorja Katie Lowes, shkrimtarja dhe aktorja La La Anthony janë në listën e grave të tjera të njohura që vuajnë nga kjo gjendje.